Policia e Shtetit ka dhënë informacione në lidhje me arrestimin e një 20-vjeçari nga Kavaja i cili u denoncua nga prindërit për dhunë. Po ashti, gjatë denoncimit familjarët thanë se ai kishte abuzuar seksualisht me motrën e tij 12-vjeçare. por nga kryerja e ekspertizës mjekoligjore, policia arriti në konkluzionin se nuk ka pasur abuzim seksual.
“Në lidhje me komunikatën e dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, mbi arrestimin e shtetasit Agim D., se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, disa portale kanë publikuar se ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij.
Bëjmë me dije dhe sqarojmë se nga familjarët e Agim D. dhe motra e tij e mitur, ka patur pretendime për një veprim të tillë, por nga ekzaminimi mjeko ligjor, rezultoi se vajza e mitur, nuk ishte defloruar, pra nuk ka kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.