Për vite, kafka 9,500-vjeçare e Jerichos,ka qenë një nga antiket më të frikshme të Muzeut Britanik.
Zbukuruar me gëlqere në një ritual neolitik, u zbulua nga arkeologu britanik Kathleen Kenyon më shumë se 60 vjet më parë në Jeriko, Bregun Perëndimor, një nga qytetet më të vjetra në botë. Tani vizitorët do të vijnë ballë për ballë me njeriun pas “maskës së ngurtë”, pas një përpjekje të jashtëzakonshme për rindërtimin, ku është kombinuar shkenca mjeko-ligjore dhe teknologjia më të fundit. Karakteristikat e tij janë kaq moderne, sa nuk do binte në sy në një turmë të ditëve të sotme.
“Ai duket shumë modern dhe këta njerëz modernë jetonin në Jeriko”, thotë Alexandra Fletcher, kuratorja e muzeut Raymond dhe Beverly Sackler për Lindjen e Afërme të lashtë, e cila e ka studiuar kafkën për vite me radhë.
“Njerëzit i imagjinojnë njerëzit e shpellave me flokë. Kjo nuk është e gjitha. Këto janë popullatat moderne njerëzore, ashtu si ne”, shprehet ajo.
Një fytyrë me karakter
Deri më tani, allçia që e mbulonte e bënte më të vështirë për të mësuar më shumë në lidhje me personin e vërtetë nën të, pa bërë dëme të pakthyeshme në kafkë. Kafka ka qenë gjithashtu e mbushur me dhe për të ndaluar shembjen e kockave nën allçi, duke i bërë përpjekjet e mëparshme të bërit të grafive, të paefektshme.
Në ndihmë të rindërtimit u kombinua shkenca e huaj dhe teknologjia më e fundit në një bashkëpunim të madh me Muzeun Historik Natyror, Kolegjin Imperial dhe spitalin Charing Cross.
Skanimi Mikro-CT dhe printimi 3D janë përdorur për nxjerrjen e një modeli të kafkës nga fytyra që gjendej nën allçi, duke zbuluar detaje që nuk mund të shiheshin deri më tani, duke përfshirë edhe dhëmbë të thyer dhe të kalbur, dhe dëmtime të rënda që sugjerojnë se ai person ka patur dhimbje akute.
Kjo tregoi se ai ishte mbi të 40-at kur vdiq.
Një lëndim mbi syrin e tij tregon se koka e tij ka qenë e lidhur aq fort në foshnjëri sa i ndryshoi përgjithmonë formën. Ky person kishte thyer edhe hundën gjatë moshës së mesme edhe pse ishte shëruar para vdekjes së tij.
‘’Një dritare e drejtpërdrejtë në të kaluarën’’
Fletcher beson se kafka mund të lidhet me adhurimin neolitik të paraardhësve, por pranon se askush nuk mund të jetë mjaft i sigurt për këtë.
“Problemi i vërtetë ka të bëjë me historinë e lashtë, sepse nuk mund të jemi kurrë të sigurt se çfarë ka ndodhur. Pra, çdo gjë vjen me një ‘ndoshta’”,thotë Fletcher./tvklan.al/a.k