Gara ka ndodhur në qytetin Tyumen të Rusisë, rreth 2 mijë e 500 kilometra larg Moskës.
Një videoregjistrues i montuar në kroskotin e automjetit Audi ka dokumentuar garën, ku fillimisht Audi ka kaluar Range Roverin, duke ecur me 120 kilometra në orë, por më pas Range Rover ka kaluar Audin, pasi e ka çuar shpejtësinë në 163 km/h.
Por, gara ka përfunduar në mënyrë tragjike.
Range Rover është përplasur me një shtyllë energjie anash rrugës dhe për pasojë, shoferi 37-vjeçar dhe bashkëshortja e tij shtatzënë, ndërruan jetë.
Ata lanë jetimë 3 fëmijët e tjerë./a.m.