Këngëtarja Anxhela Peristeri është komentuar gjatë ditës së sotme rreth pamjes së saj të jashtme në programin e “Rudina” të moderatores Rudina Magjistari.
Ajo është kritikuar për shkak të dekoltesë së theksuar me të cilën është shfaqur në emision. Megjithatë ajo nuk ka rezistuar pa reaguar pas gjithë atyre komenteve dhe përmes një postimi në Instagram është shprehur në këtë mënyrë: “Si nuk ma ngriti njeri bluzen të Rudina se per pak do dilja topless. Nejse nuk u mërzisni kaq shumë se nuk e bëj më. Do e kem mendjen këtej e tutje,”-shkruan këngëtarja në profilin e saj në Instagram./Gazeta Express/