Propozimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për listat e hapura nuk është mbështetur nga Partia Socialiste . Reagimi ka ardhur nga deputeti Taulant Balla, i cili në cilësinë e bashkëkryetarit të komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore, kundërshtoi këtë propozim duke theksuar se nuk nevojiten ndyshime në kod.
“Jam kundër çdo forme që ndërhyn në sistemin zgjedhor. Me këtë sistem janë bërë dy palë zgjedhje”, u shpreh Balla.
Ndërkohë forca e dytë në koalicionin qeverisës i qëndroi propozimit të saj për listat e hapura. Krei u grupit të deputetëve të LSI Petrit Vasili i ka kujtuar Partisë Socialiste edhe grevën e urisë së deputetëve në vitin 2008.
“Çështja e listave të hapura është problem jo i ri, një qëndrim konsistent i yni për ata që kanë një memorie të vëmendshme ne e kemi kërkuar që në 2008 dhe është mbrojtur fort nga ne. Pra s’është që lind sot paraqitet dhe propozohet sot, kanë qenë raporte të vështira, kujtojmë historinë e 2008 e rimarrim që në një klimë të re më konstruktive krijonte një hapësirë të re për ta rimarrë çështjen. S’besoj të jetë tabu se s’ka të bëjë me interesin e LSI por interesin e një procesi sa më përfaqësues në këtë çështje”, tha kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili./a.m.