Një tjetër person është gjetur i pajetë mëngjesin e ditës së sotme në Korçë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Lagjen Nr.10, ndërsa identiteti i të vdekurit nuk është bërë i ditur.
Ai është rreth 60 vjeç ndërsa dyshohet se shkak kryesor i vdekjes kanë qenë temperaturat e ulëta. Trupi i pajetë u zbulua pranë Parkut të Mallrave.
Kjo është viktima e katërt e shënuar nga i ftohti polar që ka pushtuar Shqipërinë këtë janar.