Policia e Rrogozhinës ka parandaluar një krim në familje. Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrogozhinë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Agim D., 19 vjeç, banues në këtë qytet, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, babit A. D., 50 vjeç, nënës R. D., 40 vjeçe dhe motrës S. D., 12 vjeçe. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pushkë, model 56.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në Familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 130/a/1 dhe 278/2 të Kodit Penal.
MA.ME