Në një intervistë për televizionin grek ERT, Janullatos i përcakton militantët e ISIS si “persona të errët” ndërsa thekson se “besimi fetar është një çështje shumë delikate, pasi mund të shërbejë për të shtrembëruar te vërtetat dhe për te nxitur lufra.
Si mund te vrasësh njerëz te pafajshme e te thërrasësh “Zoti është i madh?” , – pyet me shqetesim kryepeshkopi duke vijuar se “nuk ka luftë të drejtë, ka vetëm paqe, lufta është lufte”.
Janullatos është ndalur edhe te kriza greke, duke kërkuar një autokritikë nga qytetarët grekë dhe jo të luajnë rolin e viktimës.
Ai thekson se “ata pinin kafe në kohën kur shqiptarët u mblidhnin ullinj”, duke e cilësuar këtë si një gabim që duhet korrigjuar.
Duke folur për krizën greke, Kryepeshkopi e përcaktoi ati si një cunam.
“Nuk e kishim llogaritur këtë dallgë të madhe”, perfundon Janullatos./m.a