Moti me temperatura të ulëta, ka rritur konsumin e energjisë elektrike me 10 për qind, gjatë ditëve të fundit, nga konsumatorët që furnizohen në rrjetin e Shpërndarjes.
Burime nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE) bëjnë të ditur se, konsumi ka arritur 24 mijë megawat/orë energjie në ditë, nga rreth 22.230 megawat/orë që ishin në ditët e fundit të muajit dhjetor. Ndërsa krahasuar me mesataren e konsumit të muajit dhjetor, rritja është edhe më e madhe.
“Kemi një rritje të ditëve të fundit me rreth 10 për qind të ngarkesës së parashikuar, ose 1.500-1.600 megawat/orë në ditë, ndërkohë që ka një rritje shumë më të madhe në krahasim me dhjetorin e vitit 2016, që është në nivelet e 3.000 megawat/orë në ditë”, thanë burime nga OSHEE.