Dy reperat Stresi dhe Noizy janë vënë sërish në qendër të vëmendjes.
Teksa Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është në kërkim pasi dolën imazhet teksa ai shtinte me armë në ajër, për të njëjtën akuzë u shoqërua rivali i tij Noizy.
Policia e Durrësit shoqëroi sot këngëtarin tjetër Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy.
Edhe për Noizyn duket se akuza do të jetë e njëjtë pasi edhe ai ditë më parë shtiu në ajër me pistoletë.
Ndërkohë babai i Stresit akuzoi policinë e e sulmojnë politikisht familjen e tij./a.m.