Kreu i formacionit më të ri politik “LIBRA” Ben Blushi, ka akuzuar sërish lidershipin e PS për drejtimin e kësaj force në mënyrë antidemokratike, duke i hapur rrugën pushtimit nga njerëz pa ideal sipas tij. Akuzat e Blushit erdhën ng studioja e emisionit “Top Story” në Top Channel ku ishte i ftuar përballë një paneli analistësh. Blushi tha se lideri i PS Rama ka inate personale me kreun e LIBRA-s, ndaj nuk e lejoi të kandidojë për kreun e PS.
“Në PS nuk më lejonin më të kandidoja, prandaj ika. PS e pushtuar nga njerëz pa ideal, ortakë të padenjë. Edi Rama e ka personale me mua. Pengoi kandidimin tim. Heqja e të drejtës per t’u zgjedhur, ishte persekutim politik ndaj meje në PS”, deklaroi Blushi.
Por cili do të jetë orientimi i partisë LIBRA. Blushi thotë se kjo forcë është e qendrës, por ai shton se është “më e majtë se PD dhe Rilindja”.
“LIBRA nuk është një projekt personal, nuk është partia e Ben Blushit. “Libra” është nje parti e qendrës, por më e majtë se Rilindja dhe se PD”, thotë ai./a.m.