Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj inspektoi gjendjen në aksin rrugor Elbasan-Lin-Pogradec, një ndër akset me problematike ditët e fundit për shkak të dëborës dhe ngricave në rrugë. Ministri tha se i gjithë aksi është i kalueshëm.
“I gjithë aksi është i kalueshëm. Konstatoj se Qafë-Thana dhe Qafë-Plloça nuk kanë asnjë problem në qarkullimin e automjeteve”, deklaroi Dervishaj.
Gjithsesi, ai pranoi se ka patur një reagim të vonuar në pastrimin e rrugës në aksin Lin-Pogradec.
“Por konstatoj se situata është përmirësuar dhe ka angazhim. Nuk duhet të harrojmë se dimri i këtij viti ka temperatura shumë të ulta dhe shumë reshje dëbore”, tha ministri Dervishaj.
Kreu i Transporteve u bëri thirrje drejtuesve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, ndërsa tha se institucioni që ai drejton dhe drejtoritë rajonale po monitorojnë situatën nga afër.
ma.me