Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se të gjitha strukturat e shtetit janë në gatishmëri për të përballuar situatën më të fundit që ka pushtuar vendin tonë.
Rama, në një status në profilin e tij në ‘Facebook’ shprehet se shteti po bën të pamundurën për të lehtësuar sa të jetë e mundur vështirësitë e jashtëzakonshme prej temperaturave të ulëta që kanë pushtuar Shqipërinë prej disa ditësh.
Kryeministri i vendit ka publikuar disa foto prej vendeve të mbuluar me dëborë, ku strukturat e shtetit po përpiqet për të hapur rrugët dhe për t’ju ardhur në ndihmë banorëve.
“Vazhdon papushim një përpjekje e gjithanshme dhe e mirëkoordinuar mes të gjitha strukturave shtetërore për të lehtësuar sa të jetë e mundur vështirësitë e jashtëzakonshme, që temperaturat më të ulëta prej shumë e shumë vitesh krijojnë në këto ditë janari për qytetarët e për komunitetet.”,- shkruan Rama.