Kupa e Kombeve të Afrikës do të nisë javën tjetër në Gabon, me frikën nga trazirat që po zhvillohen në këtë vend dhe me ankesën gjithnjë e më të madhe të skuadrave evropiane që mbesin pa lojtarët kryesorë në gjysmë të edicionit.
Kupa e Afrikës do të nisë më 14 janar dhe do të përfundojë më 5 shkurt, kurse ndeshjet do të zhvillohen në katër qytete të Gabonit me 16 ekipe pjesëmarrëse, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Bregu i Fildishtë kërkon mbrojtjen e titullit të kampionit, Egjipti ka paralajmëruar ringjalljen, kurse Guineja Bissau vazhdimin e ëndrrës përrallore.
Para një muaji në Gabon ka pasur trazira civile pas zgjedhjeve kontestuese që e mbajtën presidentin Ali Bongon, me gjithë akuzat për keqpërdorim të detyrës…, përgatiti Koha. (b.an)