Sipas një njoftimi të Kuvendit, kërkesa duhen dorëzuar pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.
Në këtë kërkesë shprehet interesi për të kandiduar si dhe një kopje të dokumentacionit që kërkohet për rivlerësimin, sipas ligjit të Vettingut, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Dokumentacioni duhet të dërgohet në adresën postare të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,Nr. 4 – Tiranë.