Është mbajtur mbrëmjen e së dielës ceremonia e 74-të e ndarjes së çmimeve “Golden Globe 2017” në Beverli Hills, në Kaliforni.
Mbrëmja gala është prezantuar nga Jimmy Fallon nën shoqërinë e yjeve si Drew Barrymore, Matt Damon, Nicole Kidman dhe Zoe Saldana të cilat kanë shkëlqyer në ceremoninë tre orëshe të transmetuar live në NBC.
Filmi muzikal “La La Land” ishte trimfatori i mbrëmjes i cili arriti të korrte më shumë çmime duke filluar nga ajo për aktorin, aktoren dhe skenarin më të mirë. Pas tij vjen drama “Moonlight” e cila fitoi Globin e Artë për filmin më të mirë në kategorinë e dramës.
Një moment i rëndësishëm i kësaj ceremonie ishte dhe fjalimi i aktores Meryl Streep kundër presidentit të të zgjedhur të SHBA, e cila u shpreh ai po përdor fuqinë e tij për të poshtëruar njerëzit. “Mosrespekti sjell mosrespekt, dhuna sjell dhunë”, u shpreh ajo, raporton shqiptarja.
Por normalisht duke mos i humbur rëndësinë çmimeve, ajo që pritej më së shumti ishte veshja e yjeve që do të sfilonin në tapetin e kuq, ku si gjithmonë ka pasur nga ata që kanë shkëlqyer por dhe nga ata që nuk kanë arritur t’u “fitojnë” zemrat kritikëve.
Aktori më i mirë në serialet televizive/ Dramë
Billy Bob Thornton, Goliath
Aktorja më e mirë në serielet televizive/ Musical ose Komedi
Tracee Ellis Ross, Black-ish
Seriali më i mirë televiziv/ Musical ose Komedi
Atlanta, FX
Muzika më e mirë origjinale
“City of Stars,” La La Land
Aktori më i mirë/ Musical ose Komedi
Ryan Gosling, La La Land
Aktorja më e mirë në serialet Televizive/ Dramë
Claire Foy, The Crown
Seriali më i mirë televiziv/ Dramë
The Crown, Netflix
Regjisori më i mirë
Damien Chazelle, La La Land
Aktori më i mirë në seriale televizive/ Musical ose Komedi
Donald Glover, Atlanta
Aktorja më e mirë/ Musical ose Komedi
Emma Stone, La La Land
Filmi më i mirë musical ose komedi
La La Land
Aktori më i mirë/ Dramë
Casey Affleck, Manchester By The Sea
Aktorja më e mirë/ Dramë
Isabelle Huppert, Elle
Filmi më i mirë dramë
Moonlight
Filmi më i mirë i animuar
Zootopia