“Anonymous Albania” ka publikuar një video ku i bën thirrje autoriteteve franceze që të lirojnë menjëherë Ramush Haradinajn, në të kundërt ata do ta paguajnë. Madje ky grup shkon më tej duke thënë se të tilla provokime do të nxisin luftë në Ballkan.
“Drejtuar qeverisë franceze. Ne jemi Anonymous Albania. Jemi shumë të zhgënyer nga qëndrimi juaj në lidhje me arrestimin e Zotit Ramush Haradinaj, një nga heronjtë tanë. Ai ka kontribuar në çlirimin e Kosovës në 1998-ën.
Kosova është shtet i pavarur dhe nuk është pjesë e Serbisë. Ju po prishni dialogun mes Kosovës dhe BE. Provokimet tuaja do të nxisin luftën në Ballkan.
Ndaj mos luani me ne. Ju nuk duhet ta ekstradoni Haradinajn në Beograd, pasi do të jeni në luftë me ne dhe shqiptarët. Mos e harroni, lironi Zotin Haradinajn, ose do ta paguani këtë. Ne jemi Anonymous Albania. Ne nuk falim, ne nuk harrojmë. Na prisni!”, citohet në mesazhin e Anonymous Albania.
Më poshtë mund ta shihni video –mesazhin e Anonymous Albania./java/a.k