Një i ri është prangosur ditën e sotme nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për peng marrje.
I arrestuari nga efektivët e Komisaritatit nr 3 në kryeqytet, bashkë me një shokun e tij akuzohen se kanë mbajtur peng një të ri nga Durrësi.
A.U., 35 vjeç u kap nga policia, ndërsa bashkëpunëtori i tij, E.M., banorë në fshatin Xhafzotaj në Durrës, është shpallur në kërkim.
Sipas policisë këta dy persona kanë kanosur dhe marrë me forcë duke i hequr lirinë 22-vjeçarit me inicialet K.K., nga Durrësi.
Nga policia nuk bëhet i ditur motivi i kësaj peng marreje./panorama/a.k