Megjithëse Ministri i Shëndetësisë ka nxjerrë një urdhër “Për marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së epidemisë së gripit” dhe në të cilin urdhëron mbylljen e shkollave deri në datën 14 janar, një shkollë e mesme në afërsi të Sarandës ka njoftuar hapjen e saj ditën e nesërme në 9 janar.
Në njoftimin e shkollës nëpërmjet faqes që pretendon se është faqja zyrtare e shkollës Kolegji “Fryme Dashurie”- Κολλέγιο “Πνοή Αγάπης” thuhet se ambientet e kësaj shkolle janë të ngrohtë se ky është shkaku që mësimi do të fillojë nesër, pavarësisht se nga autoritetet shqiptare nuk është pranuar ndonjëherë se shkollat janë mbyllur për shkak të temperaturave por për shkak të gripit, shkruan SarandaWeb.
Nxënës të kësaj shkolle, të cilët nuk duan të identifikohen, shprehen të habitur dhe të irrituar nga kjo sjellje.