Ajo që e shqetëson Shkrelin është fakti që nuk ka një shoqëruese. Ai i ka kërkuar gazetares Lauren Duca të bëhet shoqëruesja e tij në këtë event. Por përgjigjja e saj ka qenë e prerë dhe negative. Madje, ajo e ka publikuar bisedën në rrjetet sociale.
“Më parë do të haja organet e mia”, i përgjigjet ajo ftesës.
“Epo ndoshta duhet të fillosh me zemrën. E ke kaq të ftohtë”, është përgjigjja e Shkrelit, i cili ka vijuar me ftesat drejtuar disa bukurosheve të tjera me emër, por pa mundur të marrë përgjigje pozitive./tematv/a.k