Një kamion është përplasur një grup ushtarësh në Jerusalem në një shëtitore në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur të paktën 15.
Zëdhënësja e policisë Luba Samri tha se kamioni doli jashtë korsisë dhe goditi një grup të ushtarëve që sapo kishte zbritur nga një autobus ,transmeton Gazeta Express
“Ky është një sulm terrorist” tha një zëdhënëse e policisë për Izrael Radio, e cila njoftoi se trupat ishin “të shpërndara në rrugë”. Raportohet se shoferi i automjetit u qëllua.