Një 62-vjeçar ka rënë nga tarraca e një pallati në Gjirokastër, duke humbur jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku 62-vjeçari kishte dalë të shikonte depozitën e ujit që e kishte në tarracë.
Vasil Kaçi ishte banorë në lagjen ‘Granicë’, ku për shkak të temperaturave të ulta kishte dalë për ta parë depozitën.
Por, ai ka humbur kontrollin duke rënë në tokë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Policia ka vajtur në vendin e ngjarjes.