Edhe dita e sotme karakterizohet nga temperatura shumë të ulëta. Termometri ka shënuar -26 gradë në Dibër dhe si pasojë e ngricave në veri të vendit akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë pasi ka prezencë akulli.
Në Kukës, fshatarat Grykë-Çajë, Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec, Malzi janë të bllokuara.
Ndërkohë janë pa energji elektrike fshatrat Malzi, fshati Pistë e Gëdheshtë, Bushtricë, Fshati Vilë.
Pa energji janë fshatrat e bashkive Has e Tropojë. Në akset rrugore nacionale të rrethit të Hasit dhe Tropojës qarkullohet pa zinxhirë. Rruga e kombit qarkullohet pjesërisht me zinxhirë.