Policia e Fierit ka parandaluar një krim brenda familjes, duke vënë në pranga një 55-vjeçar i cili tentoi të vrasë me armë gjahu bashkëshorten e tij.
Në pranga u vu shtetasi Aranit Shahaj, 55 vjeç, banues në fshatin Cakran në Fier. Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, në grindje e sipër ka tentuar të vrasë me armë gjahu bashkëshorten e tij, shtetasen B.Sh, 55 vjeçe, e cila nuk ka pësuar dëmtime.
Policia informon se: “Pas marrjes së njoftimit në numrin e emergjencave “129” nga një shtetase e cila kërkonte ndihmë pasi bashkëshorti po e keqtrajtonte, mënjëherë në vendngjarje shkojnë shërbimet e policisë të cilët bëjnë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të armës së gjahut teke model “BERETTA” dhe 3 gëzhoja arme gjahu.”
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Nenet 79/c e 22 të Kodit Penal.