Ne kohen qe “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili, kërkohet në çdo cep të Shqipërisë, të afërmit e tij në Sarandë janë akuzuar sot se me mbështetjen e policisë po sulmojnë bizneset duke iu shqyer dyert me leva.
Ne një video pretendohet se shfaqen njerëzit e afërm të Klement Balilit, që dhunojnë një biznes privat në prani te rojeve.
Sipas raportimeve, rojet kanë njoftuar policinë por ajo nuk iu është përgjigjur dhe as iu ka shkuar në ndihmë të biznesit.
Gjithçka thuhet se ka ndodhur në mesditën e 29 dhjetorit 2016 në orën 13:00 ndërsa janë ende të paqarta arsyet e këtij akti.
Sipas “Citynews” në video dallohen dy mjete teksa shkojnë pranë një biznesi privat duke kërkuar që rojet të hapin derën, por këta të fundit kundërshtojnë dhe njoftojnë policinë. Ndërsa pretendohet se të rinjtë që ushtrojnë dhunë janë djali, niprit dhe të afërm të Klement Balilit, që pasi kanë qëndruar disa minuta përpara biznesit, kanë marrë një levë në dorë dhe kanë thyer çelësin e derës.
Në video pretendohet se janë:
Jeton Balali, personi me syze dielli, djali i Klement Balilit.
Denis Balili, nipi i Klement Balilit vëllai i Rigers Balilit kryebashkiakut të Delvinës, punonjës i INUK Sarandë.
Ndërsa personat e tjerë thuhet se janë miq të afërm dhe bashkëpunëtorë të Balilajve në Sarandë.
Në video duket qartë sesi dy mjetë ku ndodhen tetë persona, nën komandën e Balilajve shpërthejnë portën e një biznesi privat ndërkohë që nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas.
Reagimi i familjes Balili:
Ne nje reagim pas publikimit te videos, familja Balili pretendon se biznesi për të cilin bëhet fjalë është i marrë me qera prej tyre dhe se shkallmimi i derës me levë është bërë për shkak se nuk dispononin çelësat e objektit.
“Ai është biznesi ynë, më saktë një biznes i marrë me qera dhe ne kemi edhe një kopje të kontratës së qerasë. Ne kishim harruar çelësat dhe gjithçka nisi si lojë. Video që qarkullon po përdoret politikisht për shkak të Klement Balilit”, – janë shprehur familjarët për “BalkanWeb”, duke vënë në dispozicion edhe një kopje të kontratës së qerasë të nënshkruar në 21 korrik 2015.