Kryeministri Rama ka nisur pa humbur kohë takimet për të bërë gati Partinë Socialiste për zgjedhjet e qershorit.
Ai ka patur një takim në vilën qeveritare të Durrësit vetëm me grupin socialist, të ngarkuar për koordinimin e strukturave të forcës më të madhe qeverisëse.
Kryeministri u ka kërkuar koordinatorëve socialistë të mbajnë lidhje të ngushta me qytetarët, t’i dëgjojnë ata dhe t’u japin zgjidhje problemeve, duke mos anashkaluar reformat e ndërmarra nga qeveria.
Bashkë me 12 koordinatorët e qarqeve, në takimin me kryeministrin Rama kanë marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, raporton Top Channel.
Me ndarjen e re zgjedhore, Tiranës i është rritur edhe më shumë pesha elektorale, sepse prej qarkut më të madh në vend dalin 34 deputetë.