Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përshëndetur vendimin e partive shqiptare në Maqedoni të cilat për herë të parë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku kanë radhitur kërkesat e tyre në mënyrë që të formohet qeveria e re.
Rama shprehet se vullnet i liderëve të partive shqiptarë ne Maqedoni është një hap historik.
Partitë kryesore, BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë deklaruar frontin e tyre unik politik dhe kërkesat e përbashkëta si kusht për bërjen e qeverisë së ardhshme maqedonase.
Postimi i plotë i Ramës në Facebook:
“Hap historik shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni: Të drejtat e shqiptarëve s’negociohen per karrige qeverie”.