Veriu i vendit vijon te mbetet i bllokuar nga debora dhe ngricat. Temperaturat gjate nates kane arritur deri ne -15 grade. Në Pukë, raportohet per nje emergjencë shëndetësore në fshatin Buhot, por rruga eshte e bllokuar. Menjehere është nisur zjarrëfiksja për të transportuar një te moshuar e cila po transportohej në spital, por u bllokua në rrugë.
Bashkia Shkoder informacion per problemet e shkaktuara nga moti:
Duke dale dita e dates 06.01.2017 ka patur fortune dhe ere te forte ne fshatin Theth dhe qe ka shkaktuar deme ne disa banesa.
Trashesia e bores ne rruge ne Prekal 5-10 cm.
Trashesia e bores ne rruge ne Kir 10-20 cm.
Trashesia e bores ne rruge prane “Gjeologjikes” ne rrugen e Malit te Shoshit rreth 65 cm.
Trashesia e bores ne rruge ne Qafen e Thores mbi 100 cm dhe ne disa vende edhe mbi 200 cm.
Rruget per ne tre NJA kane qene te pakalueshme nga Prekali-Mali i Shoshit-Theth dhe ne drejtimin tjeter Boge-Qafa e Thores-Theth.
Bashkia Shkoder ka vene ne pune mjete te subjekteve te kontraktuara per lirimin e rruges ne drejtimin Prekal-Mali i Shoshit-Theth. Eshte bere e mundur lirimi i rruges nga Prekali-Kir-Mali i Shoshit-Gjeologji gjate dites se djeshme 06.01.2017. Ky segment rrugor eshte bere i kalueshem vetem per mjete fuoristrada me zinxhire. Po vazhdon puna ne kete segment rrugor edhe gjate dites se sotme me dy mjete fadroma duke synuar lirimin e rruges deri ne Theth.
Eshte siguruar per kete segment rrugor kripe dhe skorie per tu shperndare ne vendet me te nevojshme te ketij segmenti.
Nderkohe ne bashkepunim me DPEC dhe mjete te ushtrise eshte parashikuar te punohet ne segmentin rrugor Qafa e Thores-Theth. Bashkia Shkoder ka vene ne dispozicion karburantin per furnizimin e mjeteve qe do te punojne ne kete segment, ndonese nga ana jone vleresohet se mund te kete rrezik per punonjesit per shkakt te orteqeve te mundeshme ne kete segment. Deri ne kete moment mjetet nuk kane arritur ende ne Qafen e Thores.
Furnizime me energji elektrike.
Prej 3 ditesh nuk ka energji ne NJA Pult. Shkak i nderprerjes eshte demtimi i linjes qe furnizon NJA Pult nga Bregu i Lumit. Nderkohe qe nje linje alternative qe furnizonte kete njesi ne dimer nga Prekali eshte demtuar prej disa kohesh dhe eshte lajmeruar ky fakt per strukturat pergjegjese.
Ka patur shkeputje te vazhdueshme te furnizimit me energji elektrike ne NJA Shale.
Nuk ka shqetesim te paraqitur nga NJA Shosh.
Demtime te mundeshme te banesave.
Gjate nates se kaluar ne fshatin Theth ka pase demtime ne dy banesa dhe konkretisht ne banesen e familjes Rrashkadoli dhe nje banese tjeter dhe keto jane relatuar nga Administratori i NJA Shale dhe Kryetari i fshatit Theth.
Nderkohe, sot date 7 janar ka filluar puna per hapjen e aksit Boge-Theth, ne kushte ekstreme te motit, ne temperature -15 grade ne oren 11.00, trashesia e bores eshte mbi 1m dhe ne disa vende mbi 1.5 m. Puna vazhdon.
Situata ne rruget e Shkodres deri ne oren 14:00:
Shkodër:
1. Aksi rrugor Shkodër-Breg Lumi, në vëndin e quajtur “Mali Shoshit”, i pa kalueshëm.
2. Aksi rrugor Shkodër-Thethë, në vëndin e quajtur “Qafë Thore”, i pa kalueshëm, po punohet nga 2 mjete borëpastruese për hapjen e rrugës.
Vau Dejës:
1. Aksi rrugor Shllak-Temal, i pakalueshëm, lëvizja bëhët me mjete lundruese nga liqeni i Komanit.
Koplik, Malsia Madhe:
1. Aksi rrugor Qafa e Berdelicit-Vermosh, i pakalueshëm.
2. Aksi rrugor Tamarë-Qafë Berdolecit, në vëndin e quajtur “Gropat e Selces”, i pa kalueshëm.
3.Aksi rrugor Koplik-Razem, i kalueshëm nga mjetet me zinxhir, situata po mbahet nën kontroll pasi ka prani të akullit në rrugë.
Pukë-Fushë Arrëz:
1. Aksi rrugor Qafë Mali-Firzë, i kalueshëm, vazhdon levizja e mjeteve me tonazh të vogël, me një kalim dhe të pajisur me zinxhir. Po punohet për levizjen normale të mjeteve, paraqitet problem në fshatrat Fletë, Dardhë Arës, Miliska dhe Poravë, ka rënie të orteqeve në disa vende, dhe punojnë 2 borëpastruese.
2. Aksi rrugor Bardhet-Iballë dhe Qafë Qerreti-Qelëz, i bllokuar për të gjitha mjetet, punohet për hapjen e akseve rrugore.
3. Aksi rrugor Fushë Arrëz-Qafë Shllak, i bllokuar, po punohet për hapjen e këtij aksi.
4. Aksi rrugor Qafë Çelë-Pukë-Fushë Arrëz, i kalueshëm për të gjitha mjetet e tonazhit vogël, me zinxhirë, paraqiten probleme në fshatrat Lufë, Qafë Qerret, Kroj i Zojës dhe Rrape, ku si pasojë e erës bëhet bllokimi i këtyre pikave, po punojnë 4 borëpastruese.
5. Aksi rrugor Hadroi-Qafë Bënë, i kalueshëm për mjete të tonazhit të vogël me zinxhirë, paraqet promblem në vendet ku ka ujra dhe akull tek tuneli i Gjegjanit, Shkozë, Likaj, Rras-Qafë Bënë, po punon 1 borëpastruëse.
Shërbimet e policisë janë në gadishmëri dhe ndodhen në terren së bashku me mjetet e pastrimit të dëborës me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës.
Policia rrugore vazhdon monitorimin e qarkullimit të automjeteve duke ndihmuar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë në segmentet problematike për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e pa nevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.
Veriu i bllokuar nga bora. Ngrijnë tubacionet, probleme me ujin dhe në Tiranë
Akset Fushë Arrëz- Kukës dhe Qafë Mali- Fierzë janë të bllokuara. Po kështu të gjithë fshatrat në Pukë dhe Fushë Arrëz janë të bllokuara, ndërsa mësohet se në disa fshatra është ndërprerë furnizimi me ujë e energji. Në Fushë Arrëz është e nevojshme ndërhyrja por Bashkia nuk ka mjete.
Në Malësië të Madhe vijojnë të jenë të bllokuara akset rrugore Tamarë-Vermosh, Tamarë-Selcë.
Ndërkohë në disa fshatra të Njësisë Administrative Dukagjin dhe në Puka nuk ka energji elektrike.
Ne veri-lindje, rruga e kombit eshte e kalueshme vetem me zinxhire.
Ndersa ne Jug situata po shkon drejt normalizimit.
Sipas të dhënave të fundit të bëra publike në orën 7 të mëngjesit në Qarkun e Vlorës nuk ka rreshje dëborë dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme për mjetet, me përjashtim të disa akseve ku duhen përdorur zinxhirat.
Në akset e Qafës së Llogarasë dhe Qafën e Muzinës, janë hedhur edhe skorje e kripë për të mos patur probleme nga ngricat.
Gjatë natës janë planifikuar shërbime policore në Qafën e Llogorasë dhe atë të Muzinës, për rregullimin e qarkullimit të mjeteve.
Ne Vlore raportohen probleme me ujin e pijshem ne disa fshatra te qytetit. Per shkak te ngricave kane ngrire tubacionet dhe disa fshatra nuk furnizohen me uje te pijshem. I njejti problem eshte paraqitur edhe ne disa zona te kryeqytetit.
***
Zbardhet vendi. Ashtu siç ishte parashikuar në Shqipëri do të mbizotërojë një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore me reshje dëbore.
“MeteoAlb”, njofton se temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës, si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga Siberia.
Sipas parashikimeve gjatë ditës së sotme 70 % e territorit të ketë reshje dëbore e cila do të zbresë deri në zonën e ulët, por në sasi të pakta. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë dobësim të ndjeshme të reshjeve duke bërë që dominuese të jenë vranësirat dhe intervalet e shkurtra me kthjellime. Gjatë natës do të ketë ndërprerje totale të reshjeve në të gjithë vendin.
Situata dhe masat deri në orën 15:30
Reshjet e dëborës të rëna gjatë 24 orëve kanë shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore kryesisht në zonat rurale. Në disa akse nacionale ka pasur vështirësi në qarkullim, duke bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve për automjetet.
Strukturat e Emergjencave Civile në rrethe dhe kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në krye të detyrës duke pastruar dëborën në akset rrugore, duke hedhur skorie e kripë në rrugë apo duke u ardhur në ndihmë mjeteve që kishin probleme.
Situata në qarkun e Korçës dhe atë të Vlorës është përmirësuar ndjeshëm dhe qarkullimi kryhet normalisht. Vetëm në pikat turistike të Dardhës dhe Voskopojës përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm.
Për shkak të motit të keq, ka probleme me furnizimin dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit.
Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë:
QARKU KUKËS
• Rruga e Kombit dhe akset e tjera kombëtare janë të qarkullueshme me zinxhirë.
• Akset Kukës- Has-Tropojë dhe Tropojë-Qafë Morinë qarkullimi kryhet me zinxhirë.
• Akset rurale Kukës-Shishtavec, Kukës-Shën Mëri dhe Surroj –Arrën vijojnë të jenë të bllokuara.
• Në qytetin e Kukësit edhe atë të Hasit është rikthyer energjia elektrike pas ndërhyrjes së specialistëve të OSHEE, me përjashtim të dy Njësive Administrative, Bicaj dhe Ujmisht.
• Një shtetase e cila kishte probleme shëndetësore në Fshatin Berishë të Rrethit Tropojë është duke u transportuar drejt spitalit të Tropojës për mjekim më të specializuar. Për hapjen e rrugës po përdoret një fadromë.
QARKU SHKODËR
• Në malin e Shoshit ka mbi 1 m dëbore dhe po punohet për zhbllokimin e këtij aksi ndërkohë firma kontraktuese ka hapur rrugën deri në fshatin Kir dhe po vazhdon drejt Bregut të Lumit.
• Aksi rrugor Pogë-Qafë Thore – Theth është i bllokuar.
• Në tre njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Pult nuk ka energji elektrike.
• Me kërkesë të Prefektit të Qarkut Shkodër dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile ka shkuar në ndihmë për Bashkinë Shkodër një traktor me zinxhirë nga Ministria e Mbrojtjes për hapjen e segmenteve të bllokuara.
• Në fshatin Levosh, Njësia Administrative Iballë në një ndërmarrje kromi janë bllokuar tre punëtorë. Po bëhen përpjekje për të siguruar transportimin e tyre për në banesat.
• Aksi Fushë Arrëz-Pukë është i qarkullueshëm me zinxhirë.
• Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë dhe Pukë – Qelëz janë të pa kalueshëm dhe po punohet për hapjen e rrugës me 2 borëpastruese.
• Të bllokuar janë edhe akset rrugore Fushë Arrëz – Iballë dhe aksi rrugor Qafë Mali – Fierzë ,Qafë Shllak – Kukës pasi trashësia e dëborës arrin në 1 m. Po punohet për hapjen e dy rrugëve.
• Me energji elektrike furnizohet vetëm qyteti i Fushë Arrëzit.
• Në Malësi e Madhe segmentet rrugore Bogë-Qafë Thore, Selcë (Shkemb i Kuq)-Budaqë (Vermosh) janë të bllokuara. Në vendin e quajtur “Gropat e Selcës” ka rreth 70 cm dëbore, po punon një borëpastruese për mbajtjen hapur të rrugës.
• Fadroma e dërguar nga Forcat e Armatosura nuk ka mundur të ndërhyjë në Malësinë e Madhe pasi ka prani të madhe të dëborës së ngrirë.
• Vështirësi qarkullimi ka në Urën e Spatharit, në aksin rrugor Vau Dejës-Shkodër si rezultat i ngricave. Policia është duke monitoruar situatën ndërsa pushteti vendor ka hedhur kripë.
QARKU DIBËR
• Aksi rrugor kombëtar Qafë Bualli –Peshkopi, Njësia Administrative Maqellarë qarkullimi bëhet me vështirësi vetëm me zinxhirë.
• Policia po mban në monitorim këtë aks rrugor ndërsa janë angazhuar 4 mjete borëpastruese.
QARKU ELBASAN
• Në qarkun Elbasan, aksi rrugor Librazhd-Stëblevë është i bllokuar dhe po punohet me dy mjete borëpastruese për hapjen e tij.
• Në Njësinë Administrative Labinot Mal ka tre fshatra pa energji elektrike ndërkohë energjia mungon edhe në Njësinë Administrative Stëblevë.
QARKU KORÇË
• Të gjitha akset rrugore janë të hapura. Qarkullimi me zinxhirë bëhet vetëm në pikat turistike të Dardhës dhe Voskopojës.
QARKU VLORË
• Në Qafën e Llogorasë, trashësia e dëborës arrin nga 4 deri në 5 cm. Rruga është e kalueshme pa zinxhir. Ndërkohë firma kontraktore ka marrë masat për hedhjen e kripës në këtë segment rrugor.
• Në Qafën e Muzinës ka rënë dëborë e lehtë. Ky segment është i kalueshëm pa zinxhirë. Prezencë të dëborës ka edhe në Bashkinë Himarë.
Borë edhe në Tiranë
Pas qytetit të Durrësit bora ka ardhur edhe në Tiranë. Në kryeqytet kanë nisur reshjet e para, ndërkohë që temperaturat kanë rënë nën zero.
Bora pritet të bjerë deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, por vështirë se do të ngjisë në terrenin e kryeqytetit.
Durrësi zbardhet nga dëbora pas 7 vjetësh
Në qytetin e Durrësit kanë nisur reshjet e borës që prej një orësh. Ky qytet kishte plot 7 vjet që nuk shihte borë.
Por i ftohti i ditëve të fundit kanë sjellë edhe reshjet e bardha në qytetin bregdetar, siç e tregon edhe kjo video.