Ylli i Reality Show ” Keeping Up With A Kardashians” është shprehur për herë të parë për grabitjen e muajit tetor teksa ishte me bashkëshortin e saj në Paris. Në një video të shkurtër nga episodet e reja të serialit real televiziv, transmetimi i të cilave fillon në mars duket momenti kur Kim tregon atë ç’ka përjetuar në momentin e grabitjes teksa është e rrethuar nga motrat e saj të cilat po e dëgjojnë me shumë vëmendje.
Duke qarë bukuroshja u tregon të motrave se kishte shumë frikë pasi grabitësit i thanë që nuk kishte asnjë mënyrë për të dalë dhe se do ta qëllonin atë pas shpine.
“Bëhem shumë keq vetëm kur e mendoj” shprehet Kimi në videon vetëm 30 sek dhe në ato momente merr një përqafim nga motra e saj Kloe.
Video nga momenti përjetuar në momentin e grabitjes