Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka falenderuar Kreun e Bashkisë së Mirditës, shefin e komisariatit të Rrësheni dhe punonjësit e dy borëpastruesve që i erdhën në ndihmë një autoambulance që po transportonte një 60 vjeçar të sëmurë me zemër, nga Kukësi drejt Tiranës.
“Rreth orës 20:00 të së enjtes, autoambulaca AA 228 AM e spitalit rajonal të Kukësit, ka mbetur e bllokuar në “Rrugën e Kombit” në një mision transportimi të një pacienti 60-vjeçar që vuante një sëmundje në zemër nga Kukësi për në Tiranë.
Falë mbështetjes së kryetarit të Bashkisë së Mirditës Ndrec Dedaj dhe shefit të Komisiariatit të Rrëshenit Arben Curri, dy makina borëpastruese mundësuan hapjen e rrugës dhe autoambulanca me drejtues mjeti Besim Zenelajn dhe infermier Sokol Bashën, ja kanë arritur që, më në fund, ta përcjellin të sëmurin për shërbim të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Faleminderit sërish nga zemra për ndihmën e pakursyer dhe të paçmuar!”- shkruan Beqaj.