Një skenë e improvizuar krimi në shtëpinë e një shqiptari, ka trembur për vdekje shpërndarësin e picave në një qytet të Italisë.
E gjithë kjo skenë në fakt është realizuar nga një këngëtar i ri me ermin Giulio Brakaj, që mesa duket ka ngjallur panik te shpërndarësi i picave.
Shoku i tij, që shtiret si i vdekur, mban në kokë një qese të zezë plehrash, ndërsa në trup ka njolla të kuqe, të bëra me salce ose bojë.
Personi tjetër, që shtiret si vrasësi, mban në dorë një thikë të madhe. Djali porosit një picë dhe kur ajo mbërrin në destinacion, mund ta merrni vetë me mend se çfarë i ndodh shpërndarësit./express/a.k