Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka pranuar se Bastian Schweinsteiger tani është opsion për klubin, duke shtuar se gjermani nuk dëshiron të largohet nga Old Traffordi.
Pas kaloi tre muaj jashtë ekipi të parë, Schëeini u rikthye në ekip shkaku i lëndimeve të lojtarëve.
32-vjeçari, i cili ka edhe 18 muaj në kontratën e tij, ka preferuar qëndrimin tek Unitedi.
“Ai mund të luajë, të jetë në bankë rezervë. Ai është opsion shtesë. Për shumë muaj nuk kishte opsion”, ka thënë Mourinho kur është pyetur për Schweinsteigerin.
“Mendimi im është se nëse një lojtar nuk luan unë nuk mund ta ndali. Bastiani luajti disa minuta. Dëshiron qëndrimin. Do të qëndrojë. Ai është opsion për ne. Ishte për ndeshjen ndaj Palace. Janari është muaj i mirë [për lojtarët që luajnë] sepse ka shumë ndeshje”, citohet Express. (b.an)