Superliga e Kinës është bërë shumë joshëse për yjet e futbollit. Së fundi në Kinë kanë zbarkua Carlos Tevez, Axel Witsel, Oscar dhe John Obi Mikel.
Mesfushori spanjoll, Xavi Hernandez mendon se klubet evropiane nuk do të mund të konkurrojnë më me skuadrat nga Kina.
“Kinë tani duhet të merret shumë seriozisht. Deri më tani Evropa ka qenë shumë joshëse për yjet e futbollit. Por, kinezët po tregojnë se kanë para për t’i transferuar lojtarët më të mirë”, ka deklaruar Xavi për The Sun.
“Ne kemi parë disa nga lojtarët më të mirë që janë transferuar në Amerikë, por zakonisht në fund të karrierës. Por, ajo që po bën Kina është krejtësisht e ndryshme për shkak se ata janë duke transferuar lojtarët në kulmin e karrierës. Evropa thjesht nuk mund të konkurrojnë më me Kinën”, ka theksuar ai. /a.m.