Flamur Çelaj nga radhët e LSI-së dhe Edmond Zejno nga PDIU do të jenë dy deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.
Kjo pas heqjes së mandatit për dy deputetët Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri, referuar akuzave të Prokurorisë për të shkuar kriminale nga ana e tyre.
Ka qenë KQZ e cila është mbledhur ditën e sotme ku ka vendosur që dy mandatet e deputetëve të shkarkuar të ua kalojë Çelajt dhe Zejnos, si emra e radhës në listën e zgjedhjeve të 2013.
Për dy deputetët e rinj, është publikuar edhe formulari i tyre i vetëdeklarimit, lidhur me të shkuarën e tyre.
Në formularë dy deputetët e rinj bëjnë me dije se nuk kanë pasur të kaluar kriminale, apo të kenë konsumuar vepra penale që bien në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit. Deputetët e rinj pritet të bëjnë betimin në seancën e ardhshme plenare./express/a.k