Në vitin 2016 ka arritur në 173 milionë euro totali i investimeve të huaja që vijnë në Shqipëri përmes parajsave fiskale. Bëhet fjalë për tre ishuj të njohur ndërkombëtarisht si parajsa offshore. Report Tv ka zbardhur sasinë e investimeve nga secili prej këtyre parajsave fiskale. Ato janë Ishujt Virxhin të Britanisë, Qipro dhe Ishujt Kajman. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë në 2016, rezultojnë në total 1.2 milionë euro të investuara nga Ishujt Virxhin të Britanisë.
27 milionë euro rezultojnë të investuara nga Ishujt Kajman. Ndërkohë që volumi më i madh i prurjeve offshore në Shqipëri vjen nga Qipro, nga ku kanë hyrë plot 145 milionë euro në formën e investimeve të huaja. Por duket se volumi i investimeve nga parajsat fiskale është edhe më i madh. Në të dhënat e saj zyrtare Banka e Shqipërisë nuk tregon për arsye konfidencialiteti origjinën e 47 milionë eurove të tjerë.
ma.me