reu i AAK’së i arrestuar dhe tani i mbajtur në Francë, e kjo me vendimin e marrë nga dhoma e hetuesve të Gjykatës së Apelit në Colmar, kanë vendosur të presin mbi vlefshmërinë e kërkesës ligjore të Serbisë
Ramush Haradinaj u arrestua në aeroportin Basel-Mulhouse të mërkurën në baze të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshur nga serbët, njofton 20minutes.fr, transmeton Gazeta Express.
Gjykata franceze të enjtën kanë treguar se do e mbajnë përkohësisht Haradinajn, deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim dhe sjelljen e fakteve.
Të njëjtit, kanë marrë vendim që nëse faktet ndaj Ramush Haradinajt për të cilat ekziston urdhër-arresti nuk janë gjykuar nga Tribunali i Hagës.
Haradinaj është gjykuar dy herë nga Tribunali i Hagës nga i cili doli të jetë i pafajshëm.
Qeveria e Kosovës si kundër-përgjigje ndaj këtij fletarresti refuzoi kërkesën e presidentit serb Tomislav Nikoliç që të vizitonte sot Kosovën me rastin e Krishtlindjes ortodokse. (b.an)