Bora e madhe e së enjtes ka sjellë edhe ortekë të shumta në Brezovicë, duke vështirësuar qarkullimin në masë të madhe.
Qemajl Jonuzi, udhëheqës i divizionit për mirëmbajtje, ka deklaruar për koha.net se kjo nuk duhet të përbëjë shqetësim për qytetarët, por ata duhet të kenë kujdes dhe të dinë se në atë rrugë nuk mund të kalohet.
“Ka shumë ortekë dhe nuk mund të hapet rruga, për shkak të shpeshtësisë së ortekëve. I kemi rekomanduar edhe më herët qytetarët, që të mos nisen drejt Brezovicës”, ka thënë ai duke shtuar se qytetarët që janë atje kanë disa opsione rrugësh për të dalë nga Brezovica.Jonuzi ka bërë të ditur se qarkullimi do të lehtësohet të premten. (b.an)