Apple ka hequr aplikacionin e lajmeve të New York Times nga Appstore në Kinë, pas kërkesës së qeverisë, ka treguar kjo kompani, raporton Reuters.
Apple ka larguar që të dy aplikacionet, atë në anglisht dhe në gjuhën kineze nga iTunes store në Kinë, sipas raportimeve të New York Times.
Kërkesa ka ardhur nga Administrata Cyberspace Kineze (CAC), që është trupi kryesor rregullues i internetit në këtë shtet, e cila ka bërë thirrje për kontroll më të madh të mediave, duke përmendur çrregullimin shoqërorë, dëmet morale dhe kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare, transmeton koha.net.
“Kërkesa nga autoritetet kineze për të hequr aplikacionin tonë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të tyre për të ndaluar lexuesit nga Kina që të qasen në lajme të pavarura të The New York Times për këtë shtet”, tha nga New York Time, Eileen Murphy për Reuters.
“Ne i kemi kërkuar Apple që të rikonsiderojë vendimin e vet”, tha Murphy.
Qeveria kineze ka bllokuar ueb faqen e The Times që nga viti 2012, pas një serie të artikujve mbi pasurinë e mbledhur nga familja e Wen Jiabao, i cili atëherë ishte kryeministër, sipas raportit të Neë York Times.
Apple më parë ka larguar edhe aplikacion të tjerë të lajmeve nga Appstore në Kinë, por asnjë të profilit të lartës, siç është New York Times, përgatiti Express. (b.an)