Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndalimit të Rasmush Haradinajt në Francë, në kuadër të një urdhër-arresti të autoriteteve serbe që e ajkuzojnë për krime lufte.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ndalimi i Haradinajt është një akt skandaloz dhe absurd.
“Ndalimi i Haradinajt një absurditet! E pabesueshme që urdhër-arrestet e Serbisë s’janë fshirë ende nga kompiuterat e BE-së #Skandaloze”, shkruan Rama./a.m.