Antonio Cassano, sulmuesi i njohur italian, mund të transferohet gjatë janarit në Shqipëri.
E pabesueshme, por e vërtet. Sulmuesi i njehur italian, Antonio Cassano është në bisedime me drejtuesit te skuadrës nga Vlora, Flamurtarit, shkruan ‘Panorama Sport’.
Cassano, i cili është pjesë e skuadrës italiane, Sampdoria, ndodhet në Tiranë, derisa gjatë ditës pritet ta vizitoj Vlorën.
Ish reprezentuesi i Italisë gjatë karrierës ka luajtur për skuadra të mëdha si: Real Madrid, Inter, Roma dhe Milan. /a.m.