Panik dhe frikë për fatin e një taksisti në Durrës, i cili ka humbur çdo kontakt me familjen dhe për rrjedhojë është denoncuar si i zhdukur.
Rreth orës 21: 30 të mbrëmjes së djeshme, e mërkurë, kanë bërë kallëzim familjarët e 53- vjeçarit Faik Fezgaj, i cili ka dalë nga banesa bashkë me mjetin tij Benz, ngjyrë blu, “Taxi” me targa DR 443 A dhe nuk është kthyer.
Mësohet se Fezgaj ka dalë nga shtëpia qysh në mëngjes dhe se për herë të fundit ka komunikuar me të bijën në telefon pasditen e djeshme duke thënë se po kthehej.
Por pavarësisht pritjes së gjatë prej Fezgaj nuk ka pasur gjurmë., raporton noa. Familjarët të frikësuar se taksisti mund të jetë rrëmbyer ose grabitur, kanë bërë denoncimin me synim gjetjen e tij.
Policia e Durrësit kërkon ndihmë ndaj çdo personi, i cili ka ndonjë informacion mbi 53- vjeçarin që të kontaktojë në numrin 0694110217./a.k