Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, të premten më 6 janar do të qëndroj në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, raporton “Zeri.info”.
Ai të premten do të merr pjesë në shënimin e kësaj dite në komunën e Shtërpcës.Burime të “Zeri.info”, bëjnë me dije se kabineti i presidentit Nikoliç, ka bërë kërkesë në institucionet e Kosovës, që ai ta vizitoj edhe Graçanicën e Prizrenin gjatë qëndrimit të tij në Kosovë për Krishtlindjet Ortodokse dhe se kërkesa e tij është bërë për vizitë fetare.
Presidenti i Serbisë për herë të fundit në Kosovë ka qenë në verën e vitit 2014, kur kishte qëndruar në Gazimestan, përgatiti ”ZËRI”. (b.an)