Raundi i fundit i bisedimeve të paqes për Sirinë do të fillojë më 23 janar në kryeqytetin Astana, Kazakistan, nëse palët do të respektojnë armëpushimin e ndërmjetësuar mes Turqisë dhe Rusisë, deklaroi sot ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.
“Ne do të punojmë shumë për një zgjidhje politike”, tha Çavusoglu në komentet e bëra për agjencinë zyrtare turke të lajmeve, Anadolu Agency (AA), duke shtuar se më 9-10 janar ekspertë nga Rusia do të vijnë në Ministrinë e Jashtme të Turqisë për të planifikuar procesin e Astanas.
Çavusoglu më tej theksoi se do ta vazhdojnë mbështetjen e tyre për çlirimin e Irakut nga organizata terroriste e ISIS-it, përgatiti Express. (b.an)