Media italiane ka lajmëruar se gjykata ka vendosur të lërë në burg 40 vjeçarin shqiptar që u arrestua këtë të hënë për shkak se goditi me thikë bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka tmerruar fqinjët e familjes shqiptare, të cilët kanë dëgjuar ulërimat dhe agonisë e gruas, pasi ajo ishte goditur disa herë me thikë nga burri i saj shqiptar.
Gruaja 36 vjeçare fatmirësisht ka arritur tu shpëtojë plagëve të marra dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 7:30 dhe të pranishëm në banesë ishin edhe dy fëmijët e çiftit./java/a.k