Dy deputetët Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri i janë drejtuar gjykatave më kërkesë paditë përkatëse pas vendimit që KQZ-ja mori për ndërprerjen e mandatit të tyre.
Dashamir Tahiri ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ-së, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit për ndërprerjen e mandatit të tij. Në padinë e tij deputeti Tahiri i është referuar ligjit elektoral dhe atij për garantimin e integritetit të personave që kandidojnë, ku sipas pretendimit të tij vendimmarrja është në kundërshtim me ligjin, pas që në krye të herës në vendimmarrjen e KQZ nuk sqarohet se cilit institucion deputetët mund të ankimojnë vendimin.
Po ashtu Tahiri sqaron se pas verifikimit të dhënave të tij nga prokurori është vënë në dijeni për herë të parë për një dënim të tij në Ravena në Italisë për një leje drejtimi, çështje për të cilën as nuk është informuar dhe as është ndalur ndonjëherë në Itali, dhe pas verifikimit ka kërkuar që këto dhëna të përfshihen në formularin e vetëdeklarimit.
Në këto kushte, Tahiri kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ-së pasi sipas kërkesë padisë së tij provohet se në këtë rast nuk plotësohen kërkesat e ligjit, pasi të dhënat e pretenduara nga prokuroria nuk përfshihen brenda periudhës së ndalimit, sipas përcaktimeve të ligjit të dekriminalizimit.
Në këto kushte deputeti Tahiri i kërkon Kolegjit Zgjedhor shqyrtim në themel të kësaj çështje.
Ndërkaq, deputeti Shkëlqim Selami i është drejtuar më kërkesë padi Gjykatës Administrative duke kërkuar shfuqizimin administrativ të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe marrjen e masës për pezullimin e këtij vendimi deri përfundim të gjykimit./report tv/a.k