Legjenda e Arsenal, Thierry Henry ka kritikuar tre futbollistë të The Gunners për paraqitjen e tyre të së martës mbrëma kundër Bournemouth.
Në këtë mes është mesfushori shqiptar Granit Xhaka që shkaktoi një penalti. “Nuk e di se çfarë është duke bërë Xhaka”.
“Ishte një përpjekje e mirë e tij për tu kthyer mbrapa, por ai më pas do të duhet ta ngadalësonte shpejtësinë dhe ta kontrollonte situatën, në vend se të vraponte drejt në kundërshtarin”, ka thënë Henry.
Francezi po ashtu ka pasur kritika edhe për mesfushorin tjetër Aaron Ramsey dhe mbrojtësin e krahut, Hector Bellerin, përgatiti Blic. (b.an)