Sigal Prishtina ka arritur marrëveshje me një trajner italian, që së fundit ka drejtuar një skuadër nga kampionati elitë i basketbollit në Itali, Serie A, raporton KTV.
Klubi bardhekaltër do ta zyrtarizojë trajnerin e ri gjatë ditës së mërkurë, kur edhe do të bëhet i ditur edhe përforcimi i fundit i skuadrës për pozitën e një fundori realizues.
Kampioni i Kosovës dhe ligës ballkanike, ka nisur keq sezonin, duke u eliminuar nga FIBA Europe Cup, por në fillim të vitit skuadra bëri tri përforcime, duke rikthyer qendrën Urim Zenelaj dhe angazhoi dy të huaj, Grant Johnson e Nenad Deliq, citohet Koha. (b.an)