Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit kanë vendosur për shtyrjen e mësimit për këtë vit të ri shkollor deri të hënë e javës së ardhshme për shkak të numrit të lartë të fëmijëve me sëmundje gripale.
Madje përmes një postimi në rrjetin e tij social, Ministri i Shëndetësiusë Beqaj ka treguar se vetëm këtë të martë në Tiranë, janë paraqitur pranë spitaleve të kryeqytetit 576 persona të sëmurë, prej të cilëve, më shumë se gjysma, fëmijë.
“576 është numri i përgjithshëm i vizitave të kryera sot, në datën 3 Janar 2017, në 10 Qendrat Shëndetësore të Tiranës, prej të cilave, 301 janë qytetarë në moshë pediatrike dhe 275 të rritur.”- shkruan Beqaj./java/a.k