Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi u janë zbuluar dhe sekuestruar rreth 8.5 kg kanabis sativa.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, në pranga kanë përfunduar shqiptarët me iniciale S.A. e M A. që të dy 43 vjeç.
Kanë qenë karabinierët të cilët po i vëzhgonin prej kohësh shqiptarët, pasi njëri prej tyre ishte dënuar edhe më parë për trafik heroinë. Kjo kishte bërë që të lindnin dyshimet e forcave të rendit, të cilët ndoqën dy shqiptarët, deri sa ata u futën në banesën e tyre në zonën e në Giulianovës në Itali.
Pasi kanë ndërhyrë në shtëpi, efektivët kanë nisur kontrollin në shtëpi ku kanë zbuluar dhe sekuestruar lëndën narkotike prej rreth 8.5 kg kanabis, e ndarë në 8 pako.
Sipas mediave italiane, droga ishte e fshehur prapa televizorit, ku mbaheshin të fshehura edhe dy armë të rreme/express/a.k