Bota mund të mos ekzistojë më. Sipas një teorie konspiracioniste në tetorin e këtij viti një planet misterioz i quajtur “Nibiru” do të përplaset me tokën duke shënuar fundin e këtij planeti.
David Meade, autor i librit “ Planet X-The 2017 Arrival” beson se një yll të cilin e quan “binjak të diellit” po vjen në drejtim të polit të jugut.
Ai shprehet se ylli do të sjellë ,e vete “7 trupa orbitalë” mes tyre edhe “Nibiru” një planet të madh blu.
David Meade beson se planeti do ta godasë tokën në tetor të vitit 2017, pasi do të udhëhiqet nga tërheqja gravitacionale nga një yll binar i binjakëzuar me diellin.
Nuk ka prova për këtë yll pasi sipas teoricienit ai po i afrohet tokës me një kënd që nuk mund të vëzhgohet.shqiptarja/a.k